Ide për sezonin tjetër, gjigandët e Bundesligës mendojnë për trajnerin Nagelsmann
Sezoni i Borussia Dortmund nuk po i përmbush pritshmëritë pasi skuadra është jashtë garës për titull dhe kualifikimi për në Champions League nuk është ende i sigurt.
Ndaj, sipas të gjitha gjasave, një ndryshim trajneri do të bëhet në verë. Mes emrave që verdhezinjtë po mendojnë për pankinën është edhe Julian Nagelsmann, i cili aktualisht drejton Kombëtaren e Gjermanisë.
Mediat bëjnë me dije se trajneri nuk do të ishte kundër idesë për rikthimit në stolin e një klubi. Kontrata e Nagelsmann me përfaqësuesen mbaron në fund të Kampionatit Evropian dhe për momentin gjithçka është në kuadrin e një hipoteze.
“Timonieri” mund të jetë i interesuar për projektin e Dortmund, dhe për këtë arsye është një mundësi që do të duhet të vlerësohet këtë verë.