Arsenali bën pazar në Serie A, synohen Osimhen dhe Zirkzee
Probleme në sulm për Arsenalin. Skuadra e Mikel Artetës është në garë për të fituar titullin në Angli.
Londinezët po vijnë nga një seri e rëndësishme rezultatesh pozitive dhe aktualisht janë vetëm dy pikë larg kreut të tabelës (Liverpool).
Megjithatë, në këtë periudhë, trajnerit spanjoll iu desh të përballej me një mungesë të rëndësishme në repartin ofensiv. Gabriel Jesus nuk ka qenë pothuajse kurrë i disponueshëm për shkak dëmtimesh.
Në fakt, braziliani ka bërë 23 paraqitje në kampionat, Champions League dhe Kupën e Ligës, duke shënuar tetë gola dhe duke dhënë tetë asistime.
Pavarësisht paraqitjes së mirë të lojtarit, klubi po mendon për diçka më shumë në merkato, veçanërisht për të kompensuar dëmtimet e shumta të ish-Sitit. Siç raportohet në edicionin e sotëm të Daily Mail, mes opsioneve do të ishte Ivan Toney i Brentford dhe Viktor Gyokeres i Sporting Lisbonës por nuk do të ishin të vetmit.
Sërish sipas gazetës angleze fokusi do të ishte edhe te kampionati italian.
Në fakt, “topçinjtë” do të synonin gjithashtu Victor Osimhen të Napolit dhe Joshua Zirkzee, i cili po bën shumë mirë te Bologna dhe po udhëheq ekipin e Thiago Motta-s në zonën e Champions League.