Messi: Vështirë ishte të PSG-ja, jam i lumtur në Miami

Messi: Vështirë ishte të PSG-ja, jam i lumtur në Miami

Asi argjentinas Lionel Messi në një konferencë për medie, ka thënë se transferimi tek Inter Miami ishte zgjedhje e duhur.

Messi gjatë kësaj verë iu bashkua klubit amerikan nga PSG-ja. Kampioni i Botës me Argjentinën e pranon se nuk kishte kaluar periudhë të mirë në Paris.

“Siç thashë në atë kohë, largimi për në Paris nuk ishte diçka që doja. Nuk doja të largohesha nga Barcelona. Gjithçka ndodhi brenda natës. Më duhej të mësohesha me një vend krejtësisht të ndryshëm nga ai që kam jetuar gjatë gjithë jetës sime. Si në aspektin e qyteteve ashtu edhe sportive. Ishte e vështirë”, ka thënë Messi.

Ish-ylli i Barcelonës thotë se tashmë ndihet i lumtur te Inter Miami.

“Ardhja në Miami ishte një zgjedhje e duhur. Vjen pas vlerësimit të shumë gjërave dhe familja ishte një nga faktorët. Jam i lumtur dhe dua ta shijoj këtë aventurë”, ka theksuar Messi.

Share This