Tronditet Suedia, Olsson në gjendje të rëndë

Tronditet Suedia, Olsson në gjendje të rëndë

Momente të vështira për botën e futbollit dhe në veçanti për Suedinë.

Kristoffer Olsson, një futbollist i Midtjylland, është shtruar në një spital në Danimarkë pas një sëmundjeje të papritur.

Këtë e ka bërë të ditur Federata Suedeze përmes një komunikate zyrtare për mediat.

Në shënim thuhet se “Të martën në mëngjes, morëm lajmin e tmerrshëm se lojtari i kombëtares së meshkujve, Kristoffer Olsson u godit nga një sëmundje e papritur dhe tani ndodhet në në spital në intubim”. Olsson aktualisht ndodhet në terapi intensive dhe zhvillimet e tij po monitorohen.

Futbollisti është një anëtar i Midtjylland, me klubin që zbulon se ai është shtruar në spital pas një sëmundjeje “me sa duket akute, e lidhur me trurin”.

Share This