Ministri Maqedonci dhe presidenti Ademi nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
Ministria e Mbrojtjes së Kosovës dhe Federata e Futbollit të Kosovës, të martën kanë nëanhkruar marrëveshje bashkëpunimi.
Ministri Ejup Maqedonci përmes llogarisë së tij në Facebook, ka konfirmuar marrëveshjen e arritut më FFK-në.
“Sot nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi me Federatën e Futbollit të Kosovës, për bashkëpunim të ndërsjelltë dhe ofrim të mbështetjes në përputhje me mundësitë dhe nevojat e të dy palëve. Bashkëpunimi në mes institucioneve dhe zhvillimi i projekteve të përbashkëta mbetet prioritet i Ministrisë së Mbrojtjes”, ka shkruar i pari i Ministrisë së Mbrojtjes.