Guardiola thur elozhe për Leverkusen: Xabi Alonso po bën një punë fantastike, titulli është në duart e tyre

Guardiola thur elozhe për Leverkusen: Xabi Alonso po bën një punë fantastike, titulli është në duart e tyre

Bayer Leverkusen shtë duke zhvilluar një sezon tepër fantastik. “Aspirinat” të udhëhequr nga Xabi Alonso janë për momentin e vetmja skuadër pa asnjë humbje në të gjithë kompeticionet ku marrin pjesë.

Të gjithë thurin elozhe për trajnerin Xabi Alonso dhe për Leverkusen e tij, dhe këtë herë nuk është kursyer as Pep Guardiola.

“Çfarë mund të them për Xabi Alonso, ai po bën një punë fantastike. Janë e vetmja skuadër që nuk është mposhtur kurrë këtë sezon dhe po luftojnë edhe Bayern Munich.

Tani nis pjesa më e rëndësishme e sezonit. Mendoj se titulli është në duart e tyre dhe vetëm ata vetë mund ta humbasin. Të gjithë mendojnë se gara e titullit ka mbaruar”, shprehet Guardiola.

Share This