Inzaghi nën vëzhgim, 3 klube angleze synojnë trajnerin e Interit
Puna e mirë e trajnerit Simone Inzaghi në krye të pankinës së Interit përbën lajm jo vetëm në Itali, por edhe në Evropë.
Trajneri vlerësohet shumë sidomos nga klubet e Premier League dhe sipas Tuttosport janë disa gjigantë të futbollit anglez si Chelsea dhe Manchester United, që kanë marrë informacione për situatën e trajnerit, për të cilin janë të gatshëm të ofrojnë paga prej 8-9 milionë eurosh në sezon.
Trajneri, kontrata e të cilit me Interin skadon në vitin 2025, është gjithashtu në vëmendjen e Liverpool dhe Barcelonës, por klubi zikaltër dëshiron të vazhdojë me të dhe së bashku do të flasin për një rinovim në fund të sezonit.