LAJMI I FUNDIT: Jimmy Hall, përforcimi më i ri i Pejës
Kampioni aktual në basketboll Peja, e ka zyrtarizuar përforcimin më të ri.
Është qendra Jimmy Hall, ai i cili do ta veshë fanellën e klubit pejan.
29-vjeçari i gjatë 203 centimetra, më herët ka zhvilluar karrierë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Francë dhe Izrael.
“Në synimin për të rikonfirmuar epitetin e Kampionit. Let’s go Jimmy!!!”, thuhet në njoftimin e KB Peja.