Fiorentina-Lazion, çfarë përmbysje në “Artemio Franchi”?

Fiorentina-Lazion, çfarë përmbysje në “Artemio Franchi”?

Fiorentina triumfoi 2-1 me Lazion në ndeshjen përmbyllëse të javës së 26-të në Serinë dhe parakalon në renditje pikërisht bardheklatrit, që zbresin në vendin e tetë.

Në “Artemio Franchi” u zhvillua një ndeshje plot emocione, me përmbysje rezultati në pjesën e dytë,  teksa në fundit e të parës shënoi për miqtë Luis Alberto.

Në minutën e 61-të Kayode shënoi golin e barazimit i asistuar nga Belotti.

Fiorentina fitoi një 11-metërsh në të 66-tën, por gaboi në ekzekutim Gonzalez, transmeton SS.

Gjithsesi, vetëm dy minuta më vonë skuadra vjollcë shënoi golin e fitores me Bonaventurën.

Share This