Leao: Kohët e vështira krijojnë burra të fortë, kohët e lehta krijojnë burra të dobët!

Leao: Kohët e vështira krijojnë burra të fortë, kohët e lehta krijojnë burra të dobët!

“Kohët e vështira i bëjnë burrat të fortë! Kohët e lehta i bëjnë burrat të dobët! Forca MILAN!”, kështu ka zgjedhur të reagojë në rrjetet sociale Rafael Leao pas golit të shënuar në barazimin 1-1 ndaj Atalanta-s.

Sulmuesi i Milan-it u rikthye te goli në Serie A pas rreth 5 muajsh mungesë, ndërsa të dielën gjeti rrugën drejt rrjetës me një goditje vërtetë spektakolare.

Megjithatë, goli i portugezi, i cili zhbllokoi sfidën që në minutën e 3’, nuk mjaftoi që Milan-i të kishte sukses, pasi Atalanta i mori një pikë në “San Siro”.

Share This