Ancelotti për Modric: E ardhmja është në duart e tij

Ancelotti për Modric: E ardhmja është në duart e tij

Luka Modric vazhdon të jetë një lojtar themelor për Real Madridin, pavarësisht viteve që kalojnë edhe për kroatin.

Lojtari i Blancos tregoi të gjithë talentin e tij në ndeshjen kundër Sevillas, duke marrë lëvdatat e Carlo Ancelottit i cili nuk foli shumë për të ardhmen e tij në konferencën për shtyp.

“Është në duart e Lukës se çfarë dëshiron të bëjë sezonin e ardhshëm dhe gjithçka mundemi është të presim vendimin e tij”.

“Ai, Kroos dhe Nacho janë në të njëjtën situatë. Klubi do të ketë kohë për t’i zgjidhur të gjitha këto në muajt e ardhshëm. Menaxhimi i këtyre rasteve është shumë i ndërlikuar dhe unë e kuptoj plotësisht se çfarë mund të mendojë Modric kur nuk luan sepse e kam përjetuar si lojtar. Modric nuk duket si një lojtar 39-vjeçar”.

Share This