Klubi i njohur anglez e dëshiron De Jongun
Tottenham është duke menduar seriozisht për nënshkrimin e Frenkie De Jong në merkaton e verës, me një ofertë që pritet të jetë rreth 60 milionë euro.
Edhe pse shanset që Barcelona të pranojë largimin e holandezit për atë shumë duken të pakta, “Spurs” janë të gatshëm të testojnë “nervat” e klubit spanjoll.
Situata financiar e Barcleonës mund t’i bëjë ata të marrin në konsideratë oferta për lojtarë kyç.
Megjithatë, De Jong ka një kontratë me katalanasit deri në vitin 2026, dhe kjo do të thotë se spanjollët mund të kërkojnë më tepër para për kartonin e lojtarit.