Drilon Hazrollaj “Ylli i javës”
Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”.
Ky çmim për javën e 22-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të FC Malisheva, Drilon Hazrollaj.
Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Isuf Llumnica, Fatmir Mehmeti dhe Arton Hajdari.
Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e 22-të t’i takojë Drilon Hazrollajt, pasi ishte përcaktues në fitoren e Malishevës kundër Feronikelit 74, 2:1,me dy gola të shënuar (78’, 89’). Ai njëherësh përkundër moshës së re është futbollist që merr guximin për të qenë lider dhe ndër më të merituarit për serinë e suksesshme të skuadrës së tij.
Çmimin “Ylli i Javës” për futbollistin e FC Malisheva, Drilon Hazrollaj e ndau Makfire Bllaca Kyqyku, menaxhere e blerjes në Albi Mall.
Pasi mori këtë çmim futbollisti i Malishevës u shpreh i lumtur për vlerësimin.
“Ndjehem i lumtur. Ky është çmimi i dytë për mua. Falënderoj bashkëlojtarët dhe shtabin teknik, pasi me ndihmën e tyre arrita të kem një performancë të mirë. Uroj që edhe në vazhdim të kampionatit të kemi një ecuri pozitive si ekip”, tha Hazrollaj për faqen zyrtare të FFK-së.