Pas Rashicës, Besiktas në sulm për Ramos-in

Pas Rashicës, Besiktas në sulm për Ramos-in

Pas transferimit të Milot Rashicës, klubi i madh turk, Besiktas, është hedhur në sulm për mbrojtësin spanjoll, Sergio Ramos.

Sipas “Mundo Deportivo”, Besiktas synon të transferojë spanjollin gjatë kësaj verë.

Ramos është lojtar i lirë pas ndarjes me PSG-n. Ish-asi i Real Madridit është duke u vëzhguar edhe nga Galatasaray, por siç raportohet, Besiktas është futur fuqishëm në gare për Ramos-in.

Ndryshe, ish-reprezentuesi i Spanjës, është i lidhur edhe me transferimin në Arabinë Saudite.

Share This