Gjendja e Hakan Calhanoglu shqetëson Interin pas fitores së shtatë radhazi në kampionat.
Gjatë seancës stërvitore në Appiano, mesfushori turk pësoi një dëmtim në aduktor, por gjithsesi udhëtoi me skuadrën drejt Leçes, duke qëndruar në stol gjatë gjithë ndeshjes.
Analizat që iu nënshtrua sot folën për një “sforcim të lehtë muskulor në aduktorin e gjatë të kofshës së djathtë”: ai do të rivlerësohet në ditët në vijim, ndaj do të humbasë ndeshjen e prapambetur të së mërkurës ndaj Atalantës dhe sfidën e 4 marsit në shtëpi kundër Genoas.
Synimi i zikaltërve është ta kthejnë atë në 100% për udhëtimin në Madrid më 13 mars në ndeshjen e dytë të raundit të 1/8-ve të finales të Ligës së Kampionëve kundër Atleticos.
Buzëqesh Asllani, që të paktën edhe dy ndeshje të tjera do të luajë si titullar në mesin e fushës për të komanduar skuadrën.
Mesfushori shqiptar tregoi në Lecce se është i qetë mes Mkhitaryan dhe Frattesi (ai asistoi golin e parë të Lautaro-s).