Kandezi Jordy Tshimanga vesh fanellën e Trepçës
Basketbollisti kanadez Jordy Tshimanga sezonin e ardhshëm do të vesh fanellën e Trepçës.
“Minatorët” përmes një njoftimi, kanë konfirmuar marrëveshjen e arritur me kanadezin.
Tshimanga i gjatë 211cm i bashkohet Trepçës nga kampionati kanadez(CEBL)ku është duke luajtur serinë e finaleve me ekipin e tij aktual Calgary.
Ai përveç kampionatit kanadez, karrierë ka bërë edhe në Venezuela.
Kanadez karrierën profesionale e ka nisur në G-League në sezonin 2021/22 me ekipin Cleveland Charge për tu bashkuar pastaj me Ioëa Wolves dhe për të vazhduar edhe në sezonin 2022/23.