Luka Modriç hero i Realit, “Los Blancos” mposhtin Sevillan

Luka Modriç hero i Realit, “Los Blancos” mposhtin Sevillan

Veterani i Real Madridit, Luka Modriç ka qenë njeriu i ndeshjes në fitoren e madrilenëve kundër Sevillas.

“Los Blancos” mposhtën Sevillën, me rezultat 1-0, të dielën në kuadër të elitës së futbollit spanjoll.

Dueli mes Realit dhe Sevillas, ka dhënë një superndeshje, me dominimin e skuadrës së Carlo Ancelottit, sidomos në pjesën e dytë të ndeshjes.

Ishte rezervisti Luka Modriç (81’), i cili shënoi një supergol për fitoren e Realit, e cila tani ka 65 pikë në krye të tabelës, tetë më shumë së Barcelona, kurse, Sevilla renditet e 15-ta me 24 sosh.

Share This