Paqe në “San Siro”
Milani dhe Atalanta kanë ndarë pikët duke luajtur baras 1-1, të dielën në “San Siro” në sfidën kryesore të kësaj fundjavë në Seri A.
Dueli mes “Rossonerëve” dhe Atalantës së Gjimshitit, ka dhënë një sfidë interesante, edhe pse u shënuan vetëm dy gola.
Leao (3’), zhbllokojë ndeshjen duke kaluar Milanin në epërsi prej 1-0.
Skuadra mike në finish të pjesës së parë përmes Koompmeiners (42’), barazoi shifrat në 1-1, duke ia siguruar një pikë të rëndësishme Atalantës nga ky udhëtim aspak i lehtë.
Milan mbetet në vendin e tretë me 53 pikë, kurse, Atalanta renditet e katërta me 46 sosh.