Muçi pas golit të parë në fanellën e Besiktasit: Kjo është ajo që pritet nga unë
Ernest Muçi, i cili arriti të shënojë golin e parë me fanellën e Besiktasit, ka folur pas suksesit 2-0 ndaj İstanbulsporit në javën e 27-të të Superligës.
“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Ne bëmë atë që duhej të bënim, punën tonë. Duhet të fokusohemi dhe të luajmë si sot. Nuk pësuam gol dhe shënuam 2 gola. Këto janë gjëra të mira”, tha ai.
I pyetur për golin që shënoi Muçi tha se kjo është ajo që pritet nga ai.
“Nuk mendoj shumë për të shënuar gola. Jam një lojtar sulmues, duhet të kontribuoj në sulm dhe gola. Kjo është ajo që pritet nga unë. Është më shumë e rëndësishme për mua të ndihmoj ekipin, është e rëndësishme për mua të ndihmoj mbrojtjen. Kemi luajtur mirë, duam të vazhdojmë kështu”, ka theksuar reprezentuesi i Shqipërisë.