‘Heshtin’ rrjetat në “Zahir Pajaziti”, s’gabon Drita, s’ka gola në Prizren  

‘Heshtin’ rrjetat në “Zahir Pajaziti”, s’gabon Drita, s’ka gola në Prizren  

Kanë përfunduar tri ndeshjet e fundit të javës së 22-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Kryendeshja e këtij vikendi është luajtur në “Zahir Pajaziti” mes Llapit dhe Prishtinës, ndeshje e cila u mbyll pa gola.

Dueli mes këtyre dy skuadrave, ka dhënë një lojë mesatare, me pak raste dhe asnjë gol të shënuar.

Pas këtij barazimi, Llapi ka 44 pikë, një me pak se Ballkani në krye të tabelës, kurse, Prishtina zë vendin e pestë me 32 sosh.

Drita ka tri pikë të mëdha në garën për kreun e tabelës, duke mundur Dukagjinin, me rezultat 2-0.

Raddy Ovouka (56’) dhe Ebuka (71’), shënuan nga një gol për fitoren e gjilanasve të cilët tani kanë 43 pikë, dy me pak se kryesuesi Ballkani, derisa Dukagjini është e gjashta me 30 sosh.

Ndërkaq, dueli i skuadrave që gjenden në zonën e rrezikshme mes Lirisë dhe Fushës Kosovës është mbyllur pa gola.

Prizrenasit ndodhen në vendin e fundit me 10 pikë, kurse, Fushë Kosova ka dy pikë më shumë në pozitën e parafundit.

Share This