Xavi pas fitores ndaj Getafës: Nuk dorëzohemi në garën për titull

Xavi pas fitores ndaj Getafës: Nuk dorëzohemi në garën për titull

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e të besuarve të tij ndaj Getafës.

Barça mbrëmë mundi Getafën (4-0), në kuadër të La Ligës.

Strategu katalonas pas ndeshjes tha se skuadra e tij nuk dorëzohet në garën për titull të kamponit në Spanjë.

“Ishte një ndeshje shumë e mirë. Në luajtëm mirë dhe shënuam gola. Ekipi ishte shumë i mirë fizikisht, taktikisht, i pastër. Një fitore bindëse”, tha Xavi.

“Ne nuk dorëzohemi. Ne e dimë që duhet të fitojmë tri pikë çdo fundjavë. Na kanë mbetur 12, ata kanë 13 ndeshje. Java e kaluar ishte shumë pozitive, sepse ne e shkurtuam diferencën. Do të jemi shumë të vëmendshëm ndaj Gironas dhe Realit”, ka theksuar ai.

Pas kësaj fitore, Barcelona ka 57 pikë, pesë pikë larg liderit të tabelës, Real Madridit, kjo e fundit sot përballet me Sevillan.

Share This