Elita vazhdon sot me tri duele joshëse, kryederbi luhet në “Zahir Pajaziti”
Superliga e Kosovës në futboll, vazhdon sot pasdite me tri ndeshjet e fundit të javës së 22-të.
Kryendeshja e kësaj fundjave luhet në “Zahir Pajaziti”, ku përballen Llapi dhe Prishtina, në një duel ku pikët janë tejet të rëndësishme për të dy skuadrat, sidomos për llapjanët të cilët me fitoren eventuale ndaj kryeqytetasve do të marrin primatin e të parit të elitës pas barazimit të djeshme të Ballkanit në duel me Gjilanin.
Ndeshje e rëndësishme pritet të jetë edhe dueli mes Dritës dhe Dukagjinit, derisa në sfidën tjetër të ditës së sotëm do të ballafaqohen dy skuadrat e fundit të tabelës, Liria dhe Fushë Kosova.
Superliga /Java e 22-të:
Sot takohen:
Llapi-Prishtina
Drita-Dukagjini
Liria-Fushë Kosova
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00.