Ermal Krasniqi i pandalshëm, i shënon Poli Iasit

Ermal Krasniqi i pandalshëm, i shënon Poli Iasit

Sulmuesi kosovar Ermal Krasniqi është duke vazhduar me formën e mrekullueshme në Rumani, ku ka shënuar golin e tretë në kampionat ndaj Poli Iasit.

25-vjeçari me një goditje të saktë nga distanca realizoi një gol të bukur për Rapid Bukureshtin.

Fatkeqësisht për Krasniqin, Rapidi s’arriti t’i arkëtojë pikët e plota andaj qëndron në pozitën e tretë në tabelë aq sa ka edhe CFR Cluj.

Ndërkohë, për Krasniqin ky është goli i tretë në kampionatin rumun.

Share This