Nesër Azerbajxhani-Kosova, Dardanët synojnë fitoren e dytë radhazi

Nesër Azerbajxhani-Kosova, Dardanët synojnë fitoren e dytë radhazi

Pas fitores ndaj Irlandës 83:76, Kosova të dielën do të ketë sfidën e dytë të vlefshme për Rrethin e Parë parakualifikues evropian për Kupën e Botës 2027.

Dardanët do të ndeshen në udhëtim me Azerbajxhani, në një sfidë ku Kombëtarja jonë synon fitoren e radhës.

Ndeshja Azerbajxhani-Kosova luhet nesër nga ora 14:00 me kohë të Azerbajxhanit dhe 11:00 me kohë lokale të Kosovës.

Basketbollistët e Kosovës të premten vonë kanë arritur në Azerbajxhan derisa sot do të kenë dy stërvitje para takimit të së dielës.

Atmosfera në kampin e Kosovës është shumë e mirë dhe basketbollistët e Kosovës janë të motivuar për të shënuar fitoren e dytë radhazi.

Azerbajxhani të enjten pësoi humbje nga Zvicra 72:53.

Share This