S’ka Major për Guild Eagles

S’ka Major për Guild Eagles

Guild Eagles kanë dështuar të kualifikohen në PGL Major Copenhagen, pas humbjes nga GamerLegion.

Ekipi kosovar me organizatë britanike humbi në dy mape, kësisoj i dha fund ‘ëndrrës’ për kualifikim.

Fillimisht, edhe pse ishte deri vonë në epërsi GNE e humbi mapin e parë “De_Vertigo” me rezultat 11:13.

Ndërsa, në mapin e tyre “De_Mirage” e nisën për mrekulli, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultat 8:4, por pastaj kundërshtarët bën një përmbysje në 11:13 për t’u kualifikuar në finalen e “Last Chance Qualifier”.

Kësisoj, pas tre kualifikimeve radhazi për në Major, GNE dështon për herë të parë të sigurojë “biletën”.

Share This