Arsenali shet dyshen Runarsson dhe Tavares
Dyshja e re e Arsenalit, Runar Alex Runarsson dhe Nuno Tavares raportohet se janë afër largimit nga ‘Emiratës’.
“Topçinjtë” synojnë të shesin Runarsson dhe Tavares për një çmim modeste.
Sipas medieve britanike, tashmë ka klube që janë të interesuara për dyshen e londinezëve, dhe se transferimi i tyre mund të ndodh shumë shpejtë.
Runarsson thuhet se mund t’i bashkohet Cardiffit në formë huazimi, derisa Tavares është në bisedime me Nottingham Forest.
Ekipet e tjera që kanë shprehur interesim për Tavares thuhet se janë edhe Wolfsburg dhe Werder Bremen nga Bundesliga gjermane.