Tërhiqet shorti i Europa League, duele të zjarrta

Tërhiqet shorti i Europa League, duele të zjarrta

Është tërhequr shorti për 1/8 e finales së Europa League.

Marseille-Villareal, Roma-Brighton dhe Sparta Pragë-Liverpool, konsiderohen duelet më të forta për rundin e ardhshëm në Europa League, liga e dytë për nga rëndësia në Evropë.

Ndërkohë, Milani llogaritët favorit në duel me Slavia Pargë, derisa joshëse pritet të jenë edhe ballafaqimet Benfica-Rangers, Freiburg-West Ham dhe Sporting-Atalanta.

Çiftët e 1/8 së finales në Europa League:

Sparta Pragë-Liverpool

Marseille-Villareal

Roma-Brighton

Benfica-Rangers

Freiburg-West Ham

Sporting CP-Atalanta

Milan-Slavia Praha

Qarabag-Leverkusen

Share This