Babel pëlqen idenë që Alonso të zëvendësojë Klopp-in

Babel pëlqen idenë që Alonso të zëvendësojë Klopp-in

Ish-sulmuesi i Liverpool-it, Ryan Babel e pëlqen idenë që Xabi Alonso të marrë drejtimin e Liverpool-it.

Trajneri i Bayer Leverkusen është favorit për të zëvendësuar Jurgen Klopp, i cili tashmë e ka konfirmuar se në fund të këtij sezoni do të largohet nga “Anfield”.

“Unë mendoj se ky është një skenar ideal”, tha Babel për mediet britanike.

“Është një histori e mrekullueshme. Ai ishte një lojtar i Liverpool-it. Ai tani është në vitin e tij të parë si trajner dhe ka impresionuar botën me paraqitjet që ka arritur deri më tani. Si një mbështetës i Liverpool-it, do të doja ta shoh atë në krye të skuadrës”, ka theksuar Babel.

Share This