Ra Galatasaray, kualifikohen Sparta Pragë dhe Marseille

Ra Galatasaray, kualifikohen Sparta Pragë dhe Marseille

Galatasaray është eliminuar nga Europa League pas sonte është mundur në udhëtim tek Sparta Pragë, me rezultat 4-1 dhe me rezultatin e përgjithshëm prej 6-4, skuadra e Spartës kalon në rundin tjetër të kësaj gare evropiane.

Rundin tjetër të garave në Europa League, e ka siguruar edhe Marseille, e cila para tifozëve të saj mundi Shakhtar Donetsk, me rezultat 3-1 dhe me rezultatin e përgjithshëm prej 5-3, skuadra franceze kalon në 1/8 e finales e kësaj gare joshëse në Evropë.

Sporting CP është një tjetër skuadër që tashmë ka siguruar kualifikimin në rrethin e radhës në Europa League.

Sporting dhe Young Bous luajtën baras 1-1, derisa rezultati i përgjithshëm është 4-2 në favor të skuadrës portugeze, e cila kalon në rundin tjetër të kësaj gare.

Ndeshja Roma-Feyennord ka shkuar në vazhdime, derisa rezultati aktual është 1-1.

Share This