Lihtenshtejni, kundërshtari i tretë i Shqipërisë
Pas Kilit dhe Suedisë, Shqipëria ka konfirmuar edhe një tjetër kundërshtar në rrugëtimin e përgatitjeve të saj për Evropianin “Gjermani 2024”.
Bëhet fjalë për Lihtenshtejnin dhe miqësorja e fillimqershorit është konfirmuar nga Federata e futbollit të Principatës, ndërsa nuk ka ende as datë, as orë e as vendin ku do të luhet.
Fillimisht do të luhet kundër kuqezinjve, e më pas më 8 qershor në Bukuresht kundër Rumanisë, thuhet në komunikatën e Federatës së Lihtenshtejnit.
Kështu trajneri Silvinjo do të ketë tri ndeshje miqësore në dispozicion për të përgatitur sa më mirë skuadrën për aventurën europiane, “Gjermani 2024”.