Guardiola dhe drejtimi i një kombëtareje: Ja si janë gjërat
Karriera e Pep Guardiolës si trajner ka qenë plot suksese, nga Barcelona te Bayern dhe Manchester City.
Në 16 vjet në bankinë ai fitoi 38 trofe mbresëlënës. Me pak fjalë, gjithçka që mund të fitohej. E vetmja gjë që mungon është drejtimi i një kombëtareje.
Trajneri i Qytetarëve foli pikërisht për këtë, duke mos përjashtuar të ardhmen e tij të mundshme si komisar teknik në mikrofonat e ESPN:
“Do të doja të jetoja përvojën e një Botërori, një Kampionati Europian, një Copa América apo çfarëdo qoftë ajo. Nuk e di se kur do të ndodhë, nëse do të jetë pas pesë, dhjetë apo pesëmbëdhjetë vjetësh, por nuk e di kush do të më donte”.