“Komplimente skuadrës”, Calzona i lumtur me Napoli-n e tij: Djemtë rigjetën dëshirën për të luftuar
Ashtu siç pritej, “Katalanasit” e Barcelona “thelluan” rekordin negativ, të transfertave evropiane, teksa mbrëmjen e së mërkurës, që sapo lamë pas nuk shkuan më shumë se barazimi, ndaj “Bluve” të Napoli, në impiantin gjigant, të “Diego Armando Maradona”, me sfidën e parë, të 1/16-ve, të Champions League, që u mbyll me rezultatin, 1 me 1.
Tepër i lumtur për këtë rezultat u duk të ishte tekniku i ri i kampionëve në fuqi të Italisë, Francesco Calzona, i cili mbrëmjen e së mërkurës debutoi në krye të pankinës së “Bluve”, teksa për mediat pas ndeshjes komplimentoi jo pak skuadrës, ku theksoi se djemtë rigjetën dëshirën për të luftuar, teksa e sheh këtë si një sinjal pozitiv.
“Kemi shumë punë për të bërë, por komplimente skuadrës. Djemtë rigjetën dëshirën për të luftuar. Hodhëm hapa para në aspektin taktik, më pëlqeu shumë edhe guximi për fitore në minutat e fundit. Ky është një sinjal i mirë. Zakonisht skuadrat bien fizikisht në minutat e fundit, por ne patëm shpirtin e duhur.
Çfarë nuk më pëlqeu? Kishte momente kur ishim disi të rrëmujshëm, por nuk mund të bëjmë mrekulli në vetëm dy ditë. Më gëzon shumë dëshira që treguam për të luftuar e fituar përballë një kundërshtari të fortë dhe të rrezikshëm”, u shpreh tekniku italian.