Mbyllen ndeshjet e javës së 21-të, e zjarrtë gara për kreun e tabelës
Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së 21-të në elitën e futbollit tonë.
Ballkani mbetet në krye të tabelës me 44 pikë, vetëm një pikë më shumë së Llapi që sot mundi në udhëtim Fushë Kosovën (0-3), duke e bërë edhe më të zjarrtë garën për kreun e tabelës. Drita renditet e treta me 40 pikë.
Malisheva pas fitores ndaj Prishtinës gjendet në ‘katërshen e madhe’ me 35 pikë të tubuara, pesë më shumë së Prishtina dhe Dukagjini.
Në zonën e rrezikshme ndodhen Feronikeli 74’, Gjilani, Fushë Kosova dhe Liria.
Tabela e Superligës pas javës së 21-të: