S’ndalet Llapi ‘shkel’ Fushë Kosovën, Dukagjini fiton dramën ndaj Lirisë
Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të javës së 21-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Llapi pas fitores se madhe ndaj Dritës, serinë e rezultateve pozitive e ka vazhduar edhe në përballje me Fushë Kosovën.
Të besuarit e Tahir Batatinës, deklasuan Fushën Kosovën, duke e mposhtur bindshëm prej 0-3, të enjten.
Hamdi Namani (23’), Muhamet Hyseni (57’) dhe Ilir Blakçori (68’), shënuan nga një gol për fitoren e llapjanëve, të cilët tani kanë 43 pikë, vetëm një pikë larg liderit të tabelës, Ballkanit, kurse, Fushë Kosova është e parafundit me vetëm 11 sosh.
Ndërkohë, dueli tjetër i sotëm mes Dukagjinit dhe Lirisë së Prizrenit, është mbyllur me fitoren e klinasve prej 2-1, duel ky që kishte një fund dramatik.
Nikoqirët mjaft mirë e nisen sfidën ndaj Lirisë, duke kaluar në epërsi qysh në minutën e parë përmes Iljasa Zulifiji, ndërsa Rigon Spahiu (70’) barazoi shifrat në 1-1.
Në minutat shtesë të ndeshjes, skuadra e Armend Dallkut gjeti golin e fitores me anë të Blerind Morina, i cili realizoi pas pritjes se penalltisë nga portieri Stiv Frasheri.
Dukagjini renditet në vendin e gjashtë me 30 pikë, derisa Liria është e fundit me vetëm 9 sosh.