S’ka fitues në “Diego Maradona”, Porto mund Arsenalin

S’ka fitues në “Diego Maradona”, Porto mund Arsenalin

Kanë përfunduar dy ndeshjet e sontme në Ligën e Kampionëve të vlefshme për 1/16 e finales së elitës së futbollit evropian.

Sfida kryesore mes Napolit të Amir Rrahmanit dhe Barcelonës, është mbyllur baras 1-1, ndeshje kjo e luajtur në “Diego Maradona”.

Përballja mes këtyre dy skuadrave të mëdha, ka prodhuar një superndeshje, anipse u shënuan vetëm dy gola.

Ishte Robert Leëandoëski, i cili pas një orëlojë zhbllokojë ndeshjen duke kaluar në epërsi Barcelonën prej 0-1.

Mirëpo, 15-të minuta më vonë Victor Osimhen barazoi shifrat në 1-1, rezultat më të cilën u mbyll kjo sfidë dramatike.

Skuadra e cila do të kualifikohet në çerekfinalen e kësaj gare prestigjioze evropiane, do të vendoset në ndeshjen kthyese që luhet në Barcelonë.

Porto e fortë për Arsenalin

Dueli tjetër i natës së sontme mes Portos dhe Arsenalit, është mbyllur me fitoren e skuadrës portugeze, me rezultat 1-0.

Të dy skuadrat patën mundësitë e tyre, megjithatë, ishin portugezët e Portos, që në fund falë golit të Galeno (90+4’), festuan fitoren e madhe kundër londinezëve.

Sfida kthyese që luhet në “Emiratës” do të përcaktojë ekipin që do të kalojë në rrethin tjetër të garave në Ligën e Kampionëve.

Share This