Pioli para duelit me Rennes: Ata nuk do të ngrenë lehtë flamurin e bardhë
Pas humbjes nga Monza, Milani rikthehet në Europa League, këtë mesjavë.
“Rossonerët” do të ndeshen të enjten në udhëtim me skuadrën franceze, Rennes.
Milani në këtë ndeshje hynë me avantazhin prej 3-0 të arritur në “San Siro”.
Megjithatë, trajneri i skuadrës italiane, Stefano Pioli, ka thënë se të besuarit e tij, duhet të kenë kujdes në duelin kthyese kundër Rennes.
“Është e qartë se ne morëm një epërsi të mirë në ndeshjen e parë, por nuk mund ta konsiderojmë të përfunduar. Rennes është një skuadër e mirë, janë një ekip cilësor. Ata nuk do të ngrenë lehtë flamurin e bardhë, do të përpiqen të kthehen. Ne jemi të fokusuar vetëm në atë që duhet të bëjmë për të arritur në raundin tjetër. Do të duhet të menaxhojmë mirë duke u përpjekur të godasim kundërshtarët tanë”, ka thënë Pioli.
Ndeshja Rennes-Milan fillon në orën 18:45.