Rooney “tradhëton” Unitedin: Gati të bëhem asistent i Guardiolës
Nëse Josep Guardiola një ditë do të ketë nevojë për Weyne Rooney-n si asistent tek Manchester City atëherë e shkuara e ish-sulmuesit të Unitedit nuk do të jetë një problem.
Një gjë të tillë e tha vetë Rooney, i cili në podkastin “Stick to Football” tha: “Nëse Guardiola do të më kërkonte që të isha asistenti i tij atëherë do të shkoja me këmbë deri në Mançester. Unë po shikoj se çfarë po bën Arteta me Arsenalin dhe jam i bindur se gjithçka që ka arritur deri më tani e ka falë mësimeve që ka marrë gjatë kohës kur ka punuar me Guardiolën”.
Gjatë rrëfimit të rij Rooney tregon edhe momentin kur lidhja e tij me Sër Aleks Ferguson u prish një herë e përgjithmonë.
“Në tetor të 2010 i kërkova klubit që të më shiste. Kisha dyshimet e mia se pas atij sezoni United do të kishte më fuqi që të afronte lojtarë të mëdhenj. Që prej atij momenti Ferguson nuk më shikonte më siç kishte bërë më parë. Marrëdhënia jonë u prish”, tha Rooney.