S’gabon Partizani, prek fazën e play-off-it në Ligën e Konferencës

S’gabon Partizani, prek fazën e play-off-it në Ligën e Konferencës

Partizani i Tiranës nuk ka gabuar as në ndeshjen kthyese kundër Valmeirës, duke e mposhtur me rezultat 1-0, në ndeshjen kthyese të rrethit të tretë në Ligën e Konferencës.

“Të Kuqte” e Tiranës, me rezultatin e përgjithshëm prej 3-1 kundër Valmeirës, kalojnë në fazën e play-off-it në këtë ligë joshëse evropiane.

Tedi Cara në minutën e 21-të nga pika e bardhë shënojë golin e vetëm dhe të fitores për Partizanin.

Skuadra shqiptare në play-off do të përballet me skuadrën nga Kazakstani, Astana.

Share This