Zidane në verë mund ta marrë drejtimin e Bayernit
Bayern Muncheni në sezonin e ardhshëm do të ketë një trajner të ri.
Sipas “Sky Deutschland”, emri më i fundit është ai i francezit Zinedine Zidane, me të cilin klubi ka pasur disa kontakte.
Klubi ka konfirmuar për momentin trajnerin Thomas Tuchel pavarësisht prej vështirësive në kampionat dhe në Ligën e Kampionëve. Gjithsesi, drejtuesit nuk duan të kapen të papërgatitur nëse situata përkeqësohet.
Zidane, 51 vjeç, nuk drejton një skuadër që nga vera e vitit 2021, pasi përfundoi kontratën te Real Madridi. Pikërisht për këtë arsye do ta kishte avantazhin që të mund të merrte menjëherë skuadrën.
“Bavarezët” vijnë pas tri humbjeve radhazi, dy në Bundesligë dhe një në Ligën e Kampionëve. Kandidatët për ta zëvendësuar Tuchelin janë edhe Alonso, Flick e Conte.