Arteta i beson të ardhmen, gati rinovimi i Arsenal me mbrojtësin

Arteta i beson të ardhmen, gati rinovimi i Arsenal me mbrojtësin

Takehiro Tomiyasu do të vazhdojë të jetë pjesë e Arsenal-it për shumë vite, ndonëse kontrata aktuale e të cilit me “The Gunners” skadon në verën e 2025-ës.

Mediet britanike bëjnë me dije se palët kanë rënë dakord për të rinovuar kontratën. Arteta beson te Japonezi dhe është gati të investojë tek ai në të ardhmen.

Deri më tani në këtë sezon, Tomiyasu numëron 20 paraqitje, duke përfshirë 13 në Premier League, 5 në Champions League dhe 2 në EFL Cup, me mbrojtësin që ka shënuar një gol dhe ka dhënë 3 asistime.

25-vjeçari mungoi në disa ndeshje të Arsenal së pari prej një dëmtimi dhe më pas prej angazhimeve në Kupën e Azisë me kombëtaren e tij, por tashmë që është rikthyer në dispozicion të anglezëve është e sigurt që së shpejti do të jetë sërish protagonist.

Share This