“Gazetarët flasin gënjeshtra për të ardhmen time”, De Jong: Ndaj Napolit do të jetë një ndeshje e vështirë
Nesër Barcelona do të ndeshet në transfertë ndaj Napolit në “Maradona”, për ndeshjen e parë të 1/16 të Champions League.
Në prag të ndeshjes, Frenkie de Jong ka qenë në konferencën për shtyp për të prezantuar këtë sfidë.
“E ardhmja? E vërteta është se kohët e fundit kam qenë paksa i zemëruar me gjithçka që shkruan shtypi. Shkruhen shumë gjëra që nuk janë të vërteta dhe nuk mund t’i kuptoj. Pse disa gazetarë thonë gjëra të pavërteta, gënjeshtra, dhe nuk e di pse nuk u vjen turp për këtë, kjo më acaron.
Ndeshja? Ne jemi shumë të emocionuar sepse nuk kemi arritur në këtë fazë për dy vjet, ka një dëshirë të madhe për të dalë në fushë.
Rinovimi? Ju flisni shumë për kontratën time, situatën time, pagën. Por ka shumë tym, ka shumë gënjeshtra. Ju bëni shifra që janë shumë larg realitetit, është shpikur një histori e pavërtetë. Jam shumë i lumtur te Barcelona, e kam thënë gjithmonë që është klubi i ëndrrave të mia. Shpresoj të vazhdoj të luaj këtu për shumë vite.
Napoli? Ata kanë një ekip shumë të fortë, me lojtarë të nivelit të lartë. Ata janë kampionë të Italisë dhe kanë shumë cilësi. Ata po luftojmë më shumë këtë vit në ligë, por kanë arritur në 1/16 e Champions League dhe kështu sigurisht që do të jetë një ndeshje e vështirë”, është shprehur ndër të tjera mesfushori holandez. /abc/