Interi mposht Atletico Madridin, s’ka fitues në duelin PSV-Dortmund

Interi mposht Atletico Madridin, s’ka fitues në duelin PSV-Dortmund

Kanë përfunduar dy ndeshjet e sontme në Ligën e Kampionëve, sfida këto të luajtura në kuadër të 1/16 e finales së  garës më të madhe evropiane.

Interi e ka mposhtur Atletico Madridin, me rezultat 1-0, të martën mbrëma në “San Siro” në duelin e parë të këtij rrethi garash në elitën e futbollit evropian.

Përballja mes Zikaltërve dhe skuadrës madrilene, ka prodhuar një supersfidë me aksione të mira, raste të shumta, sidomos nga ana e skuadrës italiane, edhe pse u shënuan vetëm një gol.

“San Siro” shpërtheu në minutën e 19-të kur austriaki Arnautovic gjeti rrugën e golit dhe të fitores për skuadrën e Simone Inzaghit.

Ndeshja e dytë mes këtyre dy skuadrave të mëdha evropiane, do të luhet në Madrid, atje ku edhe do të përcaktohet skuadra e cila do të kalojë në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

S’ka fitues në sfidën PSV-Borussia Dortmund

Ndërkaq, ndeshja tjetër mes PSV-së dhe Borussia Dortmundit, është mbyllur baras 1-1, një duel tejet interesant.

Ishin “Milionerët” e Gjermanisë që përmes Male-n (24’), kaluan në avantazh prej 0-1, derisa skuadrës holandeze barazimin ua siguroi L. De Jong (56’).

Ndeshja kthyese që do të luhet në Dortmund, do të vendos skuadrën e cila do të prek rrethin tjetër të kësaj gare joshëse.

Share This