Milani detyrohet të sakrifikojë një yll, ja emrat më të lakuar
Situata është ende e pasigurt për disa lojtarë të Milanit. Ndërsa pret të mësohen verdiket e fushës, aktualisht skuadra e Stefano Piolit lufton për vendin e dytë me Juventusin në kampionat (momentalisht kryesuesit e Interit janë të shkëputur), klubi shikon lojtarët e tij më të çmuar me frikën se disa emra të mëdhenj mund të largohen.
Mike Maignan, Theo Hernandez dhe Rafael Leao janë yjet e kuqezinjve, protagonistë të sezoneve të fundit me performance shumë të mira.
Por për të financuar merkaton e ardhshme në hyrje, ku duhen të paktën 3-4 lëvizje cilësore, duhet një shpenzim prej rreth 100 milionë eurosh nga Milani që ndoshta do të vijnë nga shitja e një lojtari të madh: dhe sipas “Gazzetta dello Sport” emrat më të lakuar janë ata të Maignan, Theo Hernandez dhe Leao.
Portugezi ka një kontratë që skadon në vitin 2028 ndërsa dy lojtarët francezë në vitin 2026 dhe rinovimi është një kapitull delikat.
Siç raportohet në edicionin e sotëm të Gazzetta dello Sport, Paris Saint-Germain duket i interesuar për të tre, por jo vetëm. Është e qartë se diskutimi do të shtyhet deri në fund të kampionatit.