Superliga luhet në mesjavë: Përballje direkte për titullin, Evropën dhe mbijetesën
Albi Mall Superliga e Kosovës rikthehet në aksion me ndeshjet e xhiros së 21-të që zhvillohet në mesjavë.
Padyshim që vëmendja e adhuruesve të futbollit kosovar është në Gjilan, ku përballen dy gjigantët e futbollit kosovar, Drita dhe Ballkani.
Aktualisht diferenca mes dy klubeve është shtatë me Suharekasit që janë në vendin e parë dhe gjilanasit në të tretin.
Dueli mes Dritës dhe Ballkanit zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 13:00.
Dy sfida të tjera shumë interesante zhvillohen edhe ajo mes Prishtinës dhe Malishevës si dhe Feronikelit ’74 dhe Gjilanit.
Ndërkohë ditën e enjte në program janë dy duele të tjera për tu zhvilluar.
Dukagjini pret Lirinë, derisa Llapi synon tre pikët ndaj Fushë Kosovës për tu afruar edhe më shumë në renditje.