Gattuso duket i dorëzuar, largimi nga Marseille çështje orësh
Aventura e Gennaro Gattusos në Marseille është drejt fundit.
Të dielën në mbrëmje, pas një tjetër rezultati zhgënjyes sezonal (humbja 1-0 kundër Brest-it), trajneri italian u shfaq i dëshpëruar, herë pas here i pafuqishëm.
Ndjesi të cilat, duke iu shtuar ndjesave drejtuar tifozëve nëpërmjet mediave, mund ta shtyjnë atë të largohet nga pankina. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse vetë klubi do të procedojë fillimisht me shkarkimin.
Marseille është në vendin e nëntë në renditjen në Ligue 1, dhe të enjten do të luajë ndeshjen e kthimit të Play Off-it të Europa League kundër Shakhtar Donetsk pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë.
Sipas burimeve pranë ish-lojtarit të Milanit, raporton “Footmercato”, trajneri kalabrez nuk do të jetë në stol në “Velodrome” në këtë takim.
Ishte 27 shtatori i vitit 2023 kur Gattuso nënshkroi me Marseille, duke zënë vendin e lënë bosh nga Marcelino: pas më pak se pesë muajsh, marrëdhënia mes Marsejës dhe trajnerit mund të përfundojë.
Francezët që kanë fituar vetëm një ndeshje në vitin 2024 në Kupën e Francës: duke koleksionuar pesë barazime dhe dy humbje në ndeshjet e tjera.
“Kemi arritur fundin”, tha dje ish-trajneri i Pizës dhe Sionit, i cili nuk sheh më asnjë mënyrë për të bërë një ndryshim. Nga këtu lind ideja për t’i thënë lamtumirë klubit sa më shpejt të jetë e mundur.
Megjithatë, drejtuesit e klubit francez mund të veprojnë më shpejt duke firmosur shkarkimin e tij: gjuetia për një zëvendësues tashmë ka filluar.