Yllit të Premier Ligës i kthejnë shtëpinë në një “fabrikë” kanabisi
“The Sun” ka bërë me dije se një lojtar i njohur i Premier Ligës angleze është në telashe me drejtësinë.
Sipas tabloidit të njohur lojtari, i cili zotëron një shtëpi të rrethuar nga disa hektarë tokë në veri-perëndim të Anglisë, është marrë në pyetje pas denoncimit në polici nga ana e qiramarrëses.
Kjo e fundit ka parë veten të rrethuar nga qindra rrënjë kanabisi dhe menjëherë ka lajmëruar forcat e rendit, të cilët kanë kontaktuar të zotin e banesës dhe tokës përrreth.
Pas hetimeve të para mendohet se toka është punuar dhe shfytëzuar për qëllime të paligjshme nga ana e një grupi të njohur kriminal pa dijeninë e qiramarrëses, e cila është lënë e lirë.
Nga ana tjetër futbollisti është ende nuk shfaqur prova pranë organeve kompetente se nuk ka jetuar në vilë gjatë kohës kur grupi kriminal ka shfrytëzuar tokën për të mbjellë kanabis.
Sipas legjislacionit anglez ç’do individ që prodhon apo mban kanabis për ta tregtuar rrezikon deri në 14 vite heqje lirie.