“San Siro” plot ndaj Atleticos, arkëtime rekord për Interin
Interi do të sfidojë në “San Siro” Atleticon e Madridit, në ndeshjen e parë të 1/8-ve të finales së Ligës së Kampionëve.
“Meazza” do të jetë plot e përplot, pasi janë shitur të gjitha biletat për këtë takim dhe klubi zikaltër do të arkëtojë një shumë rekord prej thuajse 9 milionë eurosh.
“Nuk është shtëpia plotë ajo që bën lajm, “San Siro” plot është një zakon i ëmbël, pavarësisht nga fisnikëria e kundërshtarit, por nesër kundër Atletico-s shifrat janë mbresëlënëse: me rreth 9 milionë, të paktën sipas përllogaritjeve, do të jetë ndeshja e dytë me më shumë arkëtime në të gjithë historinë e zikaltërve dhe do të kërcënojë edhe podiumin italian.
Është një ndeshje e “pasur”, aq sa mund të pritej duke marrë parasysh çmimet (deri në 295 euro), por ka një kërcim trefish në krahasim me vitin e kaluar. Inter-Porto, në sezonin 2022-2023, kishte regjistruar 6.7 milionë në arkë, tashmë një shifër gjigante në vetvete, por këtë herë do të arrijë mbi dy milionë më shumë.
Në çerekfinalet e sezonit të kaluar skuadra e Inzaghit u përball me Benfikën, duke arritur në 7.8 milionë të ardhura nga stadiumi, por me këtë ndeshje kundër “Cholos”, pavarësisht se ishte një tur më herët, shifrat rriten mbi një milion”, raporton “La Gazzetta dello Sport”.