Dhomat e zhveshjes kundër Tuchel: Po dobëson të gjithë lojtarët

Dhomat e zhveshjes kundër Tuchel: Po dobëson të gjithë lojtarët

Sipas një burimi brenda klubit Thomas Tuchel ka humbur shansin që të shikohet si zgjidhja e problemeve në klub.

Një burim, i cili ka preferuar të ruajë anonimatin, ka treguar për prestigjozen “The Athletic” se Thomas Tuchel “ka dobësuar të gjithë ekipin”.

Ashtu siç mund të dallohet edhe nga sjellja e lojtarëve në fushë shumë prej tyre kanë humbur besimin se me teknikun në fjalë gjërat mund të përmirësohen.

Sipas raportimeve të fundit drejtuesit e Bayernit po bëjnë gjithçka që të mos largojnë Thomas Tuchel që tani, por të presin fundin e sezonit e më pas të kenë kohë që të mendojnë për një emër të madh.

Mediet gjermane kanë njoftuar se në këtë drejtim një pjesë e drejtuesve nuk është dakord.

Për disa drejtues më e mira është që të nisin bisedimet me Hansi Flik për një rikthim të bujshëm.

Skeptik mbetet Uli Hënes, i cili beson se Flik, pas dështimit me Gjermaninë ku nën urdhëra kishte shumë bavarezë, do ta ketë të vështirë që përsërisë suksesin e viteve ’20-‘21.

Kandidati i ëndrrave për Bayernin është Xabi Alonso.

Share This