Ancelotti: Një ndeshje që s’fitohet, s’duhet humbur
Carlo Ancelotti ka analizuar ndeshjen me Rayon, që përfundoi barazim 1-1, duke theksuar se përtej dy pikëve të humbura, e ardhmja është premtuese.
“Nuk e nisëm mirë, por nuk zgjati shumë. Më pas shënuam golin e epërsisë. Deri në momentin e penalltisë luajtëm shumë mirë. Pastaj gjithçka ndryshoi. Ishte një tjetër ndeshje, me shumë duele dhe nuk ishte e lehtë për të kërkuar ide. Barazimi nuk na lë shije të mirë.”
A janë të drejta kritikat për performancën e skuadrës? “Si mund të përgjigjem? Këtu, ne duhet të fitojmë çdo ndeshje. Por për të fituar kampionatin, nuk duhet të humbasësh ndeshjet që s’mund t’i fitosh. Mendoj se është një hap i rëndësishëm për të fituar La Ligan.
Rayo: “Nuk është e lehtë të fitosh në këtë fushë, e cila është më e shkurtër. Duhet të luash një lojë ndryshe. E nisëm shumë mirë, por më pas gjithçka u komplikua.”
Modric: “Lojë shumë e mire prej tij. Ishte Modrici i zakonshëm”. /SS/