Bayern Munich humbet edhe ndaj Bochum, Tuchel në rrezik
Java e 22-të e Bundesligës sheh disfatën e rëndë të Bayern-it, i cili humbet 3-2 në fushën e Bochum dhe rrëshqet në -8 pas Leverkusen.
Bavarezët e nisën mjaft mirë sfidën ndërsa kaluan në avantazh në minutën e 14-të me anë të Musiala.
Në pjesën e parë ndeshja u ndërpre përkohësisht për shkak të protestës së tifozëve ndaj Federatës, e cila këtë herë u shfaq me hedhjen e topave të tenisit në fushë.
Skuadra vendase fitoi besim në fund të pjesës së parë dhe fillimisht barazoi me Asano (topi i humbur nga Musiala), më pas kaluan në avantazh me goditjen fituese me kokë të Schlotterback.
Në fillim të pjesës së dytë ka një “shi” të ri topash dhe arbitri ndërpret sërish ndeshjen. Në minutën e 77-të erdhi kthesa përfundimtare: Upamecano (i cili hyri në pjesën e parë në vend të të dëmtuarit Mazraoui) bëri një faull për penallti ndaj Schlotterbeck dhe mori kartonin e dytë të verdhë. Stöger nuk gabon dhe i jep Bochum 3-1.
Reagimi i bavarezëve solli golin e Kane në minutën e 87-të, por nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.
Bochum shkon në 25 pikë në renditje, ndërsa Bayern mbetet në 50 dhe bie në -8 pas liderit Leverkusen, i cili po shkon gjithnjë e më shumë drejt titullit. Tuchel në rrezik.